Vetëm 393 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit
26 korrik 2021
| 15:07
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar kundër Covidit vetëm 393 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357 980 doza të vaksinës. Deri më sot 109 233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka njoftuar MSh-ja.