Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Pejë

26 korrik 2021 | 15:10

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.

Policia ka njoftuar se në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55-vjeçar.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet me dije se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë gjatë…