Vazhdon implementimi i planit operativ “Siguria në trafik 2021”

26 korrik 2021 | 16:12

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafik 2021”, të hënën në kanë vazhduar me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, punë kjo që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Sot kryesisht është punuar në identifikimin e kundërvajtësve që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes, kryesisht ‘tejkalimi në vijë të plotë’, ‘tejkalimi i kolonës së disa veturave’, ‘mos përdorimi i rripit të sigurisë’ dhe ‘përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë vikendit janë shqiptuar gjithsej 240 gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e tetë patentshoferëve në raste të kundërvajtjeve të ndryshme si “tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut”, etj.

“Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë, sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me aktivitetin  koordinues  të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të…