‘Një person në gjendje më të rëndë’, MPJD-ja deklarohet për gjendjen e të aksidentuarve në Kroaci

26 korrik 2021 | 16:17

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë me dije se një person është në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të aksidentit të djeshëm në Kroaci.

Nga kjo ministri kanë thënë se 26 persona janë në proces të lirimit nga spitali ndërsa 15 do të vazhdojnë të trajtohen atje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali. Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë”, ka njoftuar MPJD-ja.

Kujtojmë që 10 persona kanë vdekur në këtë aksident, derisa mbi 40 kanë kërkuar trajtim shëndetësorë.

Në mesin e të lënduarve është raportuar se kanë qenë edhe 15 fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në…