Covid-19, Fauci: ShBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

26 korrik 2021 | 16:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në ShBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti “Delta” i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në ShBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan “CNN”, të dielën.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në ShBA.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610 000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, “Delta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i sapoemëruar i ekipit të Lazios u ka kërkuar…