Gjendet e vdekur një grua në Prizren

26 korrik 2021 | 17:11

Një grua është gjetur e vdekur në Prizren. E ndjera jetonte e vetme në banesën e saj.

Fqinjët e së ndjerës kishin një kohë që nuk e kishin vërejtur atë tek lëvizte rrugëve.

Ata kishin lajmëruar policinë. Kështu ka bërë me dije Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Në rrugën ‘Ukë Bytyqi’, sot rreth orës 12:50, është raportuar rasti, por nuk dihet koha e vdekjes, sepse viktima ka jetuar e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi i emergjencës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 25 vjet burgim…