Gjini: Presim përshpejtim të procedurave që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë

26 korrik 2021 | 17:32

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë informacionet e fundit për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci.

Ai ka thënë se nga Komuna e Gjakovës në gjendje të rëndë janë dy persona. Në këtë kontekst, ai ka thënë se për gjendjen e tyre pret të informohet çdo moment.

Më tutje, Gjini ka thënë se janë duke pritur që të përshpejtohet procedura e ardhjes së trupave të pajetë në Kosovë.

“Sot i kam vizituar familjet e viktimave. I kemi edhe dy persona të cilët janë në gjendje të rëndë atje dhe po presim me marrë informacione. Po shpresojmë që të gjithë të lënduarit nga të gjitha anët e Kosovës të kthehen pranë familjeve të veta. I kemi pasur dy ditë të vështira. Humbjet janë të mëdha në njerëz aq më tepër kur pas një kohe të gjatë të mungesës të takimeve me familjarët e vet disa prej bashkatdhetarëve tanë e kanë gjetur vdekjen. Mirëpo, ajo çka po provojmë të bëjmë tash është që të jemi sa më afër familjeve dhe të shpresojmë që ata që janë lënduar të kthehen sa më parë pranë familjeve të veta”, ka thënë ai për “Ksp”.

Në aksidentin tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 persona prej tyre pesë nga Gjakova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United dhe Real Madrid po negociojnë prej javësh transferimin…