Aksidentohet vetura e nuses në Gllarevë

28 korrik 2021 | 11:23

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin e ndodhur në Gllarevë nuk ka persona të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është aksident vetëm dëme materiale”, ka thënë Gashi

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi, shihet se një veturë e nuses është aksidentuar.

Lexuesit kanë treguar se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), ka publikuar raportin për mjedisin…