Muja: Do të rriten të hyrat dhe do të zvogëlohet borxhi publik

28 korrik 2021 | 11:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se me anë të rishikimit të buxhetit do të rriten të hyrat për vendin, ndërsa do të zvogëlohet borxhi publik.

Ai ka thënë se ministritë do të kenë më shumë fonde në dispozicion për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ne e mbështesim këtë rishikim të buxhetit për disa arsye. Fillimisht shpenzimet në kuadër të ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2021 ishin të parashikuara të ishin 2.4 miliardë euro. Në ndërkohë, në bazë të rishikimit pritet që shpenzimet të rriten për 63 milionë euro për të financuar prioritetet për ringjallje ekonomike, po ashtu edhe për prioritetin e financimit të nevojave shëndetësore. Kjo është arsyeja e parë, e dyta është rishikimi i të hyrave të përgjithshme. Duhet t’iu rikujtojë të nderuar se në bazë të ligjit të hyrat e përgjithshme ishin parashikuar të ishin rreth 1.8 miliardë euro, në ndërkohë me rishikimin e buxhetit kjo shumë është rritur. Të hyrat e buxhetit janë rritur, e tejkalojnë 2 miliardë euro. Ky rishikim ka ardhur për shkak të performancës dhe rritjes së tatimeve direkte dhe indirekte. Kemi pas një performancë të mirë në tvsh që aplikohet brenda vendit, po ashtu në kufi. Bizneset si tatimi për të ardhura si në korporata kanë filluar të japin kontribut. Kjo ar ardhur për shkak të performancës ekonomike dhe besimit të shtuar në qeverinë e re”, ka deklaruar deputeti i LV-së, Armend Muja.

Deputetët sot janë duke diskutuar për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndërtimin e segmentit të 165 të kontruksionit të çeliktë,…