Kaka zbulon se pse dështoi transferimi i tij në Bayern

29 korrik 2021 | 12:31

Ish-ylli i Milanit, Ricardo Kaka, tregoi për “Sport Bild” se si ishte pranë kalimit te Bayern Munchen në vitin 2002. Mesfushori që shkëlqeu me kuqezinjtë në Itali mund të kishte përfunduar në Munchen nëse nuk do të kishte qenë për ish-presidentin Uli Honnnes.

“Bayerni ishte një pikë kthese e rëndësishme në karrierën time. Kur isha me kombëtaren e Brazil U-21 në Katar fola me drejtuesit e Bayernit. Kisha bërë përgatitjet e duhura, madje kisha provuar dhe veshjet tradicionale bavareze. Kur erdhi momenti për të fluturuar nga Brazili në Munchen, gjithçka mbeti pezull. Bayerni nuk bëri kurrë një ofertë konkrete te Sao Paolo. Bisedimet me skuadrën gjermane mbetën përgjysmë dhe gjithçka u sfumua në shumë pak kohë. Gjithsesi, nuk më vjen aspak keq që zgjodha Milanin, pasi aty fitova shumë trofe duke përjetuar momente të paharrueshme, edhe pse të luaja për bavarezët, do të kishte qenë me të vërtetë diçka e veçantë”, ka deklaruar Kaka.

Bayerni mund të kishte marrë shërbimet e brazilianit nëse nuk do të kishte qenë për ish-presidentin, Uli Hënes, i cili i kishte komunikuar lojtarit se kishte shumë futbollistë në skuadër që luanin në pozicionin e tij.

Sigurisht që pala që doli e humbur ishte Bayerni, pasi Kaka fitoi gjithçka në Milano duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë. Braziliani kaloi më pas te Reali Madridit, një aventurë që përfundoi ndryshe nga ajo e Milanos pas disa dëmtimeve në gju të brazilianit të cilat e detyruan atë të tërhiqej para kohe.

Me Kakanë Bayerni do të kishte qenë një skuadër akoma më e fortë, edhe pse në atë kohë skuadra ishte në nivele të larta, ashtu si dhe tani ku po dominojnë Bundesligën prej 9 sezonesh dhe fituar tripletën 2 herë në 10 vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se rajoni nuk…