Mediumi kroat: Prokuroria ka një dëshmitar kyç për shoferin

29 korrik 2021 | 13:19

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, të martën në mëngjes ia ka caktuar një muaj paraburgim shoferit të autobusit të “Deva Tours”, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik, gjatë mëngjesit të së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur.

Rasti është marrë nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që shoferit t’i caktohet një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

Shoferi nga Kosova është marrë nën mbrojtje nga avokatët e Zagrebit, Igor Cisper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq, të cilët sipas mediumit kroat Jutarnji.hr, dyshohet se ishin punësuar nga familja e shoferit.

Sipas këtij mediumi, transferimi i rastit në Prokurorinë e Qarkut do të thotë që, ndryshe nga informacionet fillestare, prokurorët arritën në përfundimin se kjo ishte një formë e kualifikuar e aksidentit të rëndë të trafikut, për të cilin shoferi mund të përballet me deri në 15 vjet burgim.

Megjithëse kishte informacione shoferi i dyshuar pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, avokati i tij i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se klienti i tij kurrë nuk i kishte thënë askujt se ai kishte rënë në gjumë gjatë vozitjes.

Shoferi është mbrojtur në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit.

“Atij i vjen keq që ndodhi gjithçka. Do të shohim më tej. Me sa kam informacione prej tij, ai kurrë nuk i tha askujt se e ka zënë gjumi në timon”.

“Në marrjen e tij të parë në pyetje, D. L. u mor në pyetje pa avokat, dhe atëherë policia e akuzoi se ka fjetur në timon. Edhe nëse ai kishte pranuar në atë kohë se kishte fjetur, kjo deklaratë nuk mund të përdorej kundër tij në procedurën penale, pasi ai ishte marrë në pyetje për një vepër më të vogël, për të cilën nuk kërkohej prania e mbrojtësit. Prokurorët më vonë vendosën të “forcojnë” kualifikimin, megjithatë, që mbrojtja të jetë e vlefshme për një veprim të tillë si provë e ligjshme, është e nevojshme që i dyshuari të ketë një mbrojtës gjatë marrjes në pyetje”, ka thënë të mërkurën avokati Cisper.

Mes dëshmitarëve, sipas “Jutarnji.hr” është thënë se vetëm njëri ishte në gjendje të dëshmonte se D. L. po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit, dhe të tjerët ishin në gjumë gjatë kësaj kohe.

Zëvendësprokurori i Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod, Franjo Kopuniq, ka njoftuar të mërkurën në një deklaratë për mediat se si pjesë e hetimit të aksidentit, do të urdhërohet një ekspertizë e autobusit për të parë nëse ka pasur prishje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë…