Nuhiu: Do të sakrifikojnë gjithçka për të bërë më të mirën

29 korrik 2021 | 13:33

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Feyenoordin.

Drita do të përballet me Feyenoordin në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për Europa Conference League.

Gjilanasit barazuan pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në konferencën për shtyp edhe Arne Slot kërkoi nga lojtarët që të jenë më të vëmendshëm ndaj Dritës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka theksuar se Drita e njeh cilësinë e Feyenoordit, por fuqia e tyre nuk duhet t’i frikësojë ata, përkundrazi ajo duhet t’i motivojë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për cilësinë dhe forcën e kundërshtarit tonë. Kanë mbaruar vetëm 90 minuta. Po flasim për një skuadër shumë të fortë. Me futbollistë shumë të fortë dhe një trajner që ka ide të qarta. Një skuadër e cila jashtëzakonisht e bën mirë presionin lart në fushë”, ka thënë Nuhiu.

“Megjithatë, forca e tyre nuk duhet të na tremb, përkundrazi ajo duhet të na motivojë për të bërë paraqitje më të mirë. Lojtarët besojë se do të sakrifikojnë gjithçka për të bërë më të mirën. Do ta lënë zemrën në fushë për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje”, ka shtuar Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, të…