305 raste aktive me Covid në Kosovë

30 korrik 2021 | 08:48

Në Kosovë u konfirmuan të enjten edhe 72 raste të reja me koronavirus.

Ato rezultuan pas testimit të 2,443 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në 24 orët e kaluara u shëruan 17 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus mbeten 305, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë pranverën e vitit të kaluar, janë konfirmuar gjithsej 108,203 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,633 janë shëruar.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë 400,217 vaksina kundër koronavirusit – 12,123 vetëm në 24 orët e fundit.

Mbi 130,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
mMedaljet nuk janë vetëm për yjet që vijnë nga shtet…