Kane i vendosur të shkojë në City

31 korrik 2021 | 23:03

Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është i vendosur të bashkohet me Manchester City këtë verë, duke shpresuar që të luajë me kolegun anglez Jack Grealish, në stadiumin Etihad.

28 vjeçari ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të lënë Londrën veriore gjatë verës, duke thënë së dëshiron të fitojë trofe në karrierën e tij, raporton 90Min.

Kapiteni i Anglisë me sa duket ka marrë një vendim dhe po pret një lëvizje të mundshme në Manchester City, ku ai ka një shans shumë më të mirë për të kërkuar trofe.

Kane do të detyrohet të humbasë futbollin elitar evropian përsëri këtë vit, nëse qëndron në Spurs, dhe dëshira e tij për të konkurruar në nivelin më të lartë mund ta bëjë atë të ndërrojë ekipin në javët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio…