Policia arreston një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’

01 gusht 2021 | 13:44

Një rast i veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’ është raportuar në mëngjesin e sotëm në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Si rezultat i një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë pas disa orëve kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Mitrovicë, në një shtëpi private, ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop.

Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore do t’i kthehen pronarit.

Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23-vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën për Ditën…