![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/e-rrallë-12.jpg)
Papa shet veturën Lamborghini 861 mijë dollarë, paratë i jep për bamirësi
15 maj 2018
| 10:58
Lamborghini Huracan unik i Papa Françeskut është shitur në ankand për 861.575 dollarë. Vetura doli në shtëpinë e ankandit në RM Sotheby në Monte Karlo, Monako.
Papa Françesku mori çelësat e veturës në nëntor të vitit 2017, por menjëherë e nxori në ankand. Të ardhurat nga makina do të jepen për bamirësi.