Tahiri: Ballkani perëndimor është drejtimi gjeostrategjik i Kosovës

02 gusht 2021 | 11:48

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar takimin rreth nismës me emërtimin e ri ‘Ballkani i hapur’, e cila u përkrah nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Ballkani perëndimor është drejtimi gjeostrategjik i Kosovës.

Ajo ka theksuar se ‘Ballkani i hapur’ është drejtimi i Serbisë, e cila ka mbetur mes Moskës dhe Perëndimit.

“Ballkani perëndimor është drejtimi ynë gjeostrategjik. Ndërsa ‘Ballkani i hapur’ është drejtimi i Serbisë e cila ka mbetur mes Moskës dhe Perëndimit. Por çfarë pune ka Shqipëria në këtë koncept antiperëndimor, këtë veç Rama mund ta di!”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar se…