Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

02 gusht 2021 | 11:47

Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar se është kërcënuar përmes një letre nga bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se kërcënimi ka të bëjë me padi civile, nëse nuk kërkon falje për disa deklarata të saj.

“Para disa ditësh në postën time në Kuvend më kishte ardhur një zarf, ku shkruhej se ishte dërguar nga presidentja Vjosa Osmani. Pasi e hapa për çudi brenda nuk ishte shkresa nga presidentja, por një letër e pa nënshkruar e Prindon Sadriut. Letra që ma kishte dërguar me emër të presidentes përmbante një kërcënim për padi civile. Arsyeja e përmendur ishte se unë në një prej televizioneve pasna deklaruar se ai ishte ambasador me korrespodencë dhe se nuk rrinte në Shkup dhe udhëton çdo ditë dhe se atë ambasador e bëri bashkëshortja e tij”, ka thënë Musliu.

Ajo ka shtuar se në letrën që Sadriu i kishte dërguar i kishte caktuar edhe afatet se kur do t’i kërkoj falje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Granit Begolli, i…