Gjobitet shoferi, nuk respektoi shenjën e komunikacionit

02 gusht 2021 | 11:55

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, mosrespektim i shenjës së komunikacionit, ku me veprimin e tij rrezikoi këmbësorët.

“Kjo informatë, (me video), u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë. Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar takimin rreth nismës…