Kica-Xhelili: Shpifje, deklarimet e deputeteve të PDK-së se janë kërcënuar nga Prindon Sadriu

02 gusht 2021 | 11:58

Deputetja e LV-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka vlerësuar si shpifje deklarimet e deputeteve të PDK-së se janë kërcënuar nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ka theksuar se këto deklarime po bëhen në kohen kur kënaqshmëria e qytetarëve me presidenten e vendit ka shkuar në ngritje.

“Është e jashtëzakonshme mënyra sesi shpifja është krijuar në një diskurs standard këto ditë, kur kënaqshmëria me presidenten e vendit ka shkuar në ngritjen më të lartë ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës, prej 63%. Ne kemi këtu persona që nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë fakt, për më tepër dalin e flasin për gjëra absolutisht të pavërteta, e harrojnë faktin që në historitë e mëparshme të presidentëve të mëparmë, kanë shkuar aq larg sa të paguajnë 6 mijë euro për një biletë të vetme në klasë biznesi, për zonjën e parë të Republikës së Kosovës, por këto janë harruar”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në…