![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/kurti.jpg)
Kurti: Me reforma rritëm efikasitetin në institucionet publike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar punët që qeveria e tij i ka bërë.
Në seancën e thirrur nga opozita për 100 ditët e para të qeverisjes së tij, ai ka thënë se në 3 muajt e parë ekzekutivi ka marrë 144 vendime.
Sipas tij, me reformat e ndërmarra në disa fusha, është rritur efikasiteti në institucionet publike.
“Qeveria jonë që doli si rezultat i zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit, në 3 muajt e parë ka marrë 144 vendime, ka kaluar projektligje e dokumente, duke zbatuar zotimet tona para qytetareve për një shtet të drejtë e zhvillimor. Me reformat në drejtësi, financa publike e ekonomi e rritëm efikasitetin në institucionet publike. Në ditën e betimit si qeveri, u zotuam se pandemia do të jetë prioritet i jonë për të ndalur trendin e rritjes së infektimeve dhe vdekjeve dhe për të siguruar sa më shpejtë vaksina kundër COVID-19. Në ditën e parë kishim 781 raste me infektime dhe 17 vdekje, pra ky është konteksti, kjo është gjendja. Unë besoj se çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë, duhet të bëhet në raport me ditën kur e morëm detyrën. 100 ditë më vonë, kishin 9 raste të reja e asnjë vdekje. Në këto 100 ditë ka ndodhur diçka që të mos ndodhin kaq shumë infektime”, ka thënë Kurti.