Deputeti i PDK-së me raketë në bluzë, ironizon me Kurtin: Për tre muaj ky eci përpjetë

03 gusht 2021 | 11:19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka ironizuar me fjalimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, lidhur me 100-ditëshin e punës së qeverisë që ai e udhëheq.

Kastrati, me një raketë në bluzën e tij, ka ironizuar me deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj lidhur me këtë çështje.

“Dje pasi e dëgjova këtë raportin voluminoz të kryeministrit, kisha përshtypjen që po flet kryeministri i një shteti me shtatë koka bërthamore apo dhjetë që i ka. Ama, u preka shumë, sepse nuk e futi arritjen kulminante të tremujorëshit të parë, këtë raketën e Jahja Kokës. Se tash veç me hip në raketë edhe u kry puna, për tre muaj ditë ky eci përpjetë”.

“Mbrëmë edhe më erdhi pak me qajtë kështu me emocion se thashë qysh bre s’ka lind ky njeri para dy shekujve, para Hasan Prishtinës, para Ismail Qemalit edhe me e kënaq këtë vend, me e rehatuar para dy shekujve. Kjo është goxha e dhimbshme”, është shprehur deputeti Kastrati.

Sipas tij, 100-ditëshi i parë i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti është sikur 100-ditëshi i fundit i qeverive të kaluara.

“100-ditëshi i parë duket si 100-ditëshi i fundit i çdo qeverisjeje, sepse 100-ditëshin e fundit të gjithë janë të lodhur. Këta duken shumë të lodhur qysh në start”, është shprehur Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto nga…