Himni i flamurit kombëtar të Tajvanit u intonua para atletëve kinezë për herë të parë

03 gusht 2021 | 11:56

Dyshja nga Tajvani në disiplinën e badmintonit, të shtunën e kaluar jo vetëm që fitoi të artën e parë olimpike të vendit në këtë sport, por fitorja e tyre ndaj një ekipi kinez u pasua me intononin të himnit të flamurit kombëtar të Tajvanit para atletëve kinezë për herë të parë në historinë olimpike-dy vende që kanë shumë diferenca politike.

Në setin e parë të finaleve të ekipit për badminton për meshkuj të shtunën, tajvanezët Lee Yang dhe Wang Chi-lin, u gjendën në një garë të ngushtë me Liu Yuchen dhe Li Junhui të Kinës, por arritën të fitojnë me rezultat 21-18.

Gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve, për herë të parë në historinë olimpike, atletët tajvanezë qëndronin në krye të podiumit, ndërsa kundërshtarët e tyre kinezë shikonin flamurin e bardhë olimpik ‘kinez Taipei’ teksa ngjitej nën melodinë e flamurit kombëtar të Tajvanit. Kënga, e cila daton në vitet 1930, luhet pas himnit kombëtar gjatë ceremonive të flamurit.

Kina përmes presionit të ushtruar, ka penguar që himni kombëtar i Tajvanit të luhet në garat olimpike. Në vend të kësaj, himni i flamurit kombëtar tajvanez është luajtur, por tekstet për këngën u ndryshuan për Olimpiadën, me referenca për flamurin kombëtar aktual.

Pas ceremonisë së medaljes të shtunën në mbrëmje, Wang përsëriti në faqen e tij në Facebook atë që kishte postuar mbrëmjen e kaluar, pasi mundi indonezianët Mohammad Ahsan dhe Hendra Setiawan, por këtë herë në anglisht, duke thënë se: “Unë jam Wang Chi Lin. Jam nga Tajvani”. Postimi patriotik i Wang së shpejti fitoi 992,000 pëlqime, 65,000 komente dhe 10,000 veprime, raporton taiwannews.

Kundërshtari kinez, Wang, Li Junhui, në faqen e tij, “Weibo”, kërkoi falje që doli në vendin e dytë dhe falënderoi “Atdheun e Madh”, trajnerët e tij dhe njerëzit e tjerë prapa skenave dhe shprehu keqardhje për zhgënjimin e tyre. Ai pastaj e mbylli postimin duke thënë: “Së fundmi, urime për “Ekipin Taipei të Kinës”, të cilit publikim ia bashkëngjiti tre flamuj kinezë.

Republika e Kinës për herë të parë konkurroi në Lojërat Olimpike në vitin 1932, por në vitin 1975 Republika Popullore e Kinës aplikoi për të marrë pjesë në lojëra dhe këmbënguli që Republika e Kinës të certifikohej në këtë proces.

Pas shumë polemikave nëse Republika e Kinës mund të merrte pjesë në lojërat e Montrealit në vitin 1976 ose jo, kryeministri kanadez, Pierre Trudeau, sugjeroi që ajo të konkurrojë si “Tajvan” si kompromis. Qeveria e Republikës së Kinës refuzoi kushtet e tij në atë kohë dhe bojkotoi lojërat.

Tajvani nuk u lejua të kthehej në Lojërat Olimpike derisa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kishte miratuar Rezolutën Nagoya në vitin 1979, duke e detyruar Tajvanin të përdorte emrin “Taipei kinez”, por duke ndaluar flamurin dhe himnin e tij kombëtar.

Në vend të kësaj, të gjitha ekipet olimpike të Tajvanit të mëvonshëm janë detyruar të mbajnë flamurin olimpik kinez Taipei dhe të luajnë një version të modifikuar të himnit të flamurit kombëtar në ceremonitë e medaljeve.

https://www.taiwannews.com.tw/en/news/4262639?fbclid=IwAR1sQbcBpx5Qu3epy7KguMq9glJol5TpuZUiDgHKfQ7PuTrCJWgtHE0lPNc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes mund të largohet…