Vdes avokati Besnik Blakaj

03 gusht 2021 | 12:13

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj.

“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 03.08.2021, në fshatin Vrellë – Komuna e Istogut, në orën 17:00”, është bërë me dije në njoftimin për media të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Avokati Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit.

Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë më 20.09.2003 në Prishtinë.

Avokati Besnik ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dekoruar sot me medaljen…