Mehaj dekoron kolonelin kroat Rajko Peric

03 gusht 2021 | 12:13

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dekoruar sot me medaljen zyrtare “Shërbim i Shquar”, këshilltarin ushtarak kroat, kolonel Rajko Peric.

Mehaj ka treguar se dekorata është dhënë në shenjë mirënjohje për angazhimin e jashtëzakonshëm të kolonelit në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike që ndodhi javën e kaluar në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kolonelin Peric e ka falënderuar edhe për angazhimin e tij me përkushtim të lartë në këshillëdhënie profesionale për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Në shenjë mirënjohje për angazhimin e jashtëzakonshëm në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike që ndodhi javën e kaluar në Slavonski Brod të Kroacisë, sot dekorova me medaljen zyrtare “Shërbim i Shquar”, këshilltarin ushtarak kroat, kolonel Rajko Peric. Me këtë rast, kolonelin Peric e falënderova edhe për angazhimin e tij me përkushtim të lartë në këshillëdhënie profesionale për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu, rikujtova mirënjohen e thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci”, ka shkruar Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Renato Sanches ka rilindur te Lille. Mesfushori portugez shpërtheu herët,…