Jahjaga: Zëri i shoqërisë civile, jetik për performancë të mirë

03 gusht 2021 | 12:24

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim drejtoreshën ekzekutive të OJQ ‘Iniciativa për Progres – INPO’, Albulena Nrecaj dhe Miranda Gagica.

Jahjaga përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se INPO është organizatë joqeveritare e cila që pothuajse 14 vite merret ekskluzivisht me qeverisjen e mirë lokale dhe prokurimin publik, duke monitoruar komunat që proceset lokale të jenë transparente dhe zyrtarët komunal të jenë llogaridhënës ndaj qytetarëve.

“Gjithashtu, INPO punon afër edhe me të rinjtë duke ofruar mundësi të edukimit joformal. Si zë i fuqishëm dhe shumë kritik, INPO gjithashtu shërben edhe si urë lidhëse mes komunave dhe qytetarëve, kështu duke i informuar qytetarët për të drejtat e tyre të cilat i garantohen me ligj”.

“Zëri i shoqërisë civile është jetik për performancë të mirë dhe të drejtë të institucioneve lokale dhe qendrore andaj, përgëzoj INPO-në për punë të palodhshme dhe profesionale”, ka shkruar ish-presidentja Jahjaga.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të myftiut të Egjiptit, kryetari i Bashkësisë Islame…