ShBA-ja mposhti Spanjën, kalon në gjysmëfinale në Tokio

03 gusht 2021 | 12:26

ShBA-ja ka kaluar në gjysmëfinale të garës së meshkujve në basketbollin e Lojërave Olimpike në Tokio, pasi e mundi Spanjën në një çerekfinale fantastike.

Amerikanët nuk e nisën mirë takimin dhe po humbnin me 10 pikë dallim kah fundi i çerekut të dytë, por i mahnitshmi Kevin Durant i udhëhoqi ata drejt fitores 95:81.

Durant i shënoi 29 pikë për t’ia mbajtur gjallë ShBA-së shpresat për medalje të artë në Tokio. Ricky Rubio ishte i shkëlqyeshme për Spanjën, duke i shënuar plot 38 pikë, por as kjo nuk i mjaftoi spanjollëve për ta ndalur ShBA-në.

Në gjysmëfinale, ShBA-ja do të përballet me fituesin e duelit çerekfinal mes Australisë dhe Argjentinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja e kolme Jehona Dreshaj ka treguar asetet e saj…