Vetëm 48 deputetë në sallë, Konjufca: Nëse nuk është bojkot i qëllimshëm, herët i kanë nisur pushimet
03 gusht 2021
| 13:42
Në seancën e sotme e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës dhe aktualisht në sallë gjenden vetëm 48 deputetë.
Kështu ka bërë me dije kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se ky numër është thuajse i pamjaftueshëm për të vazhduar seancën e paraparë.
“Nëse nuk është bojkot i qëllimshëm, herët ia kanë filluar pushimeve deputetët”, është shprehur Konjufca, duke u bërë thirrje shefave të grupeve parlamentare të qartësojnë situatën nëse deputetët e subjekteve të tyre do të kthehen apo jo në Kuvend për të vazhduar punimet.