Abelard Tahiri: Mos qofsha në lëkurën e Liburn Aliut

03 gusht 2021 | 13:52

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vazhduar kritikat ndaj ministrit Liburn Aliu gjatë seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ia ka përmendur sërish kontratat njëburimore të nënshkruara nga ministri Aliu, për të cilat ka thënë se janë nënshkruar pa procedura të tenderimit.

“Njeri duhet me qenë në njëfarë zori të madh me fol dhe mos me e pas guximin me qëndruar në seancë. Me i bë nja 28 kontrata njëburimore pa procedura të tenderimit, qysh i ka bërë Liburn Aliu, pasha Zotin mos qofsha në lëkurë të tij, nuk ka më rëndë, sepse normalisht e pret me të ardhur me të trokit prokuroria e policia te dera.  Në anën tjetër, me ua zënë dorën në xhep qytetarëve qysh ua keni zënë me taksën prej 5 eurove, s’ka faj, sepse është shndërruar në fytyrën më të urryer prej qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Kujtojmë se Konjufca ka deklaruar se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë familjarë të punësuar në institucionet e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike e Boris Johnson po përgatit, siç ishte parashikuar…