![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/IKSHPK-covid-koronavirus-ne-kosove.jpg)
888 raste aktive me Covid në Kosovë
04 gusht 2021
| 15:06
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 888 raste aktive me Covid-19.
“Nga 3 160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 688. Në total numri i rasteve aktive është 888”, ka njoftuar MSh-ja.