Ky është numri i të vaksinuarve kundër Covidit në Kosovë

04 gusht 2021 | 15:11

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë  vaksinuar mbi 14 mijë e 600 qytetarë.

Sipas kësaj ministri, në Kosovë janë administruar mbi 460 mijë doza të vaksinës kundër Covidit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 616 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460 297 doza të vaksinës. Deri më sot 162 807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është shumë pranë transferimit të Jack Grealish nga…