Zemaj: Kryeministër, pandemia nuk është lojë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e pandemisë.
Ai e ka ftuar kryeministrin të punojë, duke thënë se pandemia nuk është lojë.
Sipas tij, nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe.
Postimi i plotë i Zemajt:
Kryeministër, pandemia nuk është lojë. Virusi ishte dhe është në mesin tonë, ndaj tento të punosh. Veç një herë në jetën tënde vendos dhe tento të punosh. Tento, mos u frikëso. Deklaratat pa punë janë veç fjalë të thata e të pamatura si dhe kanë kosto për qytetarët. Sipas Kurtit, virusi vetvetiu do të duhej të hiqej pas 14 shkurtit, por ja që nuk ndodhi. Ai kishte deklaruar e ishte lavdëruar se pandeminë e mundi, mirëpo dje, nga 9 raste i kemi 221 raste të reja me Covid 19, përkthyer ndryshe është një rritje prej afërsisht 2,500%.
Kryeminister , aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”, se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me “mindilin” tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar!
Shtatori po vjen!