Alidema, pas rikthimit te Llapi: Gabova që shkova te Drita

05 gusht 2021 | 18:00

Sulmuesi Festim Alidema është rikthyer në skuadrën e Llapit. Sulmuesi në fjalë, pas formës së mirë që kishte në këtë klub, arriti të transferohet në Kroaci te Slaven Belupo, megjithatë disa gjëra nuk shkuan si duhet atje dhe Festimi ishte rikthyer prapë në Superligën e Kosovës.

Alidema mbrojti ngjyrat e Dritës, por pa lënë gjurmë të mëdha. Pas një takimi me presidentin e klubit, Beqir Batatina, u arrit marrëveshja që Alidema të nënshkruajë me Llapin kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Gabimi më i madh imi pas rikthimit në Kosovë është që nuk iu riktheva skuadrës ku kisha shkëlqimin si futbollist. Tashmë u riktheva aty ku pata besimin dhe përkrahjen e gjithë qytetit, kryesisë, shtabit teknik, në veçanti trajnerit Tahir Batatina. Po rikthehem në shtëpinë time të dytë, te qyteti dhe tifozët ‘Legjendat’ që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Besimin e kryesisë dhe klubit garantoj se do t’ua shpërblej me angazhim maksimal”, ka thënë Alidema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Pantelej në qarkun e Nishit të Serbisë…