Situatë kritike nga zjarret në Suharekë, digjen disa shtëpi

05 gusht 2021 | 17:49

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se situata ende vazhdon të mbetet kritike nga zjarret në këtë komunë.

“Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht,  Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera”, ka njoftuar Muharremaj.

Ai ka thënë se të gjitha ekipet janë në teren “me të gjitha kapacitet vepruese”.

“Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimensione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate”, ka thënë Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të raste të të…