![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/219303213_305088644590475_7610332246109437228_n-780x439-1.jpg)
Prishtina tregon fuqinë përballë kampionit norvegjez
Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Europa Conference League, duke e mundur 2-1 skuadrën e Bodo/Glimt sonte në “Fadil Vokrri”.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë, derisa të fitores Prishtina e realizoi në pjesën e dytë.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me Berg që shënoi për 1-0 në minutën e 11-të.
Prishtina reagoi në minutën e 44’, Otto John realizoi për 1-1, rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Prishtina vazhdoi të shtynte përpara, duke mos iu frikësuar aspak norvegjezëve dhe kjo dha rezultat.
Në minutën e pas një tollovie, Lode e devijoi topin duke dërguar në portën e tij, për t’ia dhuruar fitoren Prishtinës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Norvegji dhe fituesi kalon në play-off, i cili është rrethi i fundit që siguron pjesëmarrjen në fazën grupore të garës së kategorisë së tretë në futbollin evropian.