Migjen Kelmendi largohet nga PDK-ja

06 gusht 2021 | 10:18

Migjen Kelmendi ka bërë me dije se është tërhequr nga strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se këtë e kishte planifikuar më herët, por që ishte këshilluar nga miqtë e tij të mos e bëj publike derisa të zgjidhet kryesia e re.

“E bana nji copë udhë me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem në këtë parti ma shumë ishte simbolik, tue dashtë me i dhanë  nji përkrahje modeste reformave të saponisuna asokohe në parti”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë si i ishte bashkuar PDK-së për ta ndihmuar atë.

“Unë s’jam i marruem prej partie,  ju bashkova në nji moment kritik me qëllimin e sinqertë me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor”.

“Sot mendoj se i ndihmoj tue u tërheq dhe tue krijue hapsinë për emna të ri dhe njerëz të ri, sepse partia ka shumë nevojë me u ripërtërie dhe me krijue nji fabul të re”.

“Besoj se partia ka me përballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, përkohësisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arritë me rifitue vendin e saj meritor në spektrin partiak të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur sot konkursin për…