Tifozët, Griezmannit: Ti je fajtori për largimin e Messit

06 gusht 2021 | 10:58

Lionel Messi nuk do të jetë më një futbollist i Barcelonës, por largimin e tij nuk do ta qajë vetëm klubi dhe populli katalanas, por mbi të gjitha edhe kampionati spanjoll. Ata që po e vuajnë më së shumti këtë largim janë padyshim tifozët e Barcelonës, të cilët nuk kanë nguruar të akuzojnë Antoine Griezmann, si fajtor për largimin e “Pleshtit”.

Mediat spanjolle raportojnë se në qendrën stërvitore ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm tifozësh, teksa në dhe kur mbërriti Griezmanni, ata kanë shfryrë ndaj francezit.

“Ti je fajtori për largimin e Messit”, dëgjoheshin zëra nga tifozët e mërzitur. Ndërkohë Barcelona po vijon stërvitjet, edhe pse në Katalunjë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajrush Xhemaili është zgjedhur të enjten sekretar i përgjithshëm i…