Thellohet bashkëpunimi në mes të Ujësjellësit “Buski” e Turqisë dhe KRU “Prishtina”

06 gusht 2021 | 11:04

Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion nga Turqia, respektivisht zyrtarët më të lartë të ujësjellësit të Bursës “Buski” .Me këtë vizitë ata thelluan bashkëpunimin me KRU “Prishtina”, pas takimit që patën edhe vitin e kaluar. Vizitën e tyre në Ujësjellësin e Prishtinës e mirëpritën kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa me zyrtarët e lartë dhe menaxherët. Ata sërish u njoftuan për së afërmi me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Komunat në të cilat ofrojmë shërbime , projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” etj.

“Qëllimi i kësaj vizite kishte për fokus ngritjen e kapaciteteve me mbështetje profesionale nga ana e tyre, luftimi/ reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale të ujit dhe optimizimi i proceseve të trajtimit të ujit, makineria që shfrytëzohet për reduktimin preciz të humbjeve të ujit, etj. Ata po ashtu vazhduan të na mbështesin në ofrimin e bashkëpunimit për shkëmbim informacionesh dhe përvojash në të mirë të zgjidhjes afatgjate, furnizim të qëndrueshëm me ujë. Pas përfundimit të vizitës në ujësjellës ata vizituan edhe Ministrinë e Ekonomisë të cilët u mirëpritën nga drejtori i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike z. Besim Imeri bashkë me stafin e tij. Vizitat e tyre u realizuan edhe në Impiantet e trajtimit të ujit, prej të cilave furnizohen me ujë të pijshëm pjesa dërmuese e konsumatorëve. Vizitën e realizuan dy zëvendës drejtorë të Ujësjellësit të Bursës “Buski”, z. Ibrahim Yedikardes dhe z. Mesut Boz me stafin e tyre përcjellës”, është thënë në njoftimin e KRU “Prtishtina”.

Ua kujtojmë se KRU “Prishtina” ofron shërbime për ujësjellës dhe kanalizim në 40% të territorit të Republikës së Kosovës, në gjithsej 8 komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Graçanicë, Lipjan, Podujevë dhe Drenas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e…