Nëse Lukaku largohet, Interi e transferon Zapatan

06 gusht 2021 | 11:18

Duvan Zapata shihet si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut.

Romelu Lukaku po lidhet me një kalim tek Chelsea për një shumë rekord prej 120 milionë eurosh. Mirëpo, sipas “Corriere dello Sport”, Interi tashmë e ka caktuar objektivin e tij për zëvendësimin e belgut.

Opsionet të cilat ishin më të mirat për drejtuesit “Nerazzurrë” ishin, Zapata, Vlahoviq dhe Dzeko. Artikulli sugjeron që Dzeko dhe Vlahoviq janë prapa Zapatas, pasi kolumbiani pëlqehet për cilësitë e tij të përafërta me Lukakun.

Raportet e Zhang me “La Dean” janë të mira dhe Atalanta po kërkon ta sjell Tammy Abraham, gjë që është një lloj indikatori se ata po kërkojnë zëvendësimin e Zapatas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka zgjedhur…