Kamenica nis fushatë për parandalimin e zjarreve

06 gusht 2021 | 15:21

Komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi dhe njësitet sektoriale të policisë, së bashku me inspektorin komunal për parandalimin e zjarreve, Naser Vllasin, kanë vazhduar me fushatë vetdijësuese për parandalimin e zjarreve.

Ata kanë takuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë për ta njoftuar me këtë fushatë, si dhe kanë kërkuar t’u bashkëngjiten kësaj nisme.

Kryeimami në Komunën e Kamenicës ka theksuar se ligjërata e parë e para faljes së xhumasë, do t’i kushtohet thirrjes për parandalimin e zjarreve.  Policia e inspektorati, takimet i kanë vazhduar edhe me anëtarët e KLSP-ve, hoxhallarë e sigurisht edhe drejtpërdrejt me banorë nga lokalitete të ndryshme.  Mes tjerash ata u kanë sqaruar se kushdo që ndez zjarre qëllimshëm, apo edhe nga pakujdesia, përgjegjësia është e njëjtë dhe do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë ka pranuar…