Kryetari Lladrovci pret në takim vrapuesin e shtigjeve të gjata Erzen Zyberaj

06 gusht 2021 | 15:21

Kryetari i Komunës së Drenasit, të premten ka pritur në takim, sportistin e vrapimeve të gjata Erzen Zyberaj, i cili ka filluar kampanjën e vrapimit para disa ditësh për të vrapuar në gjithë Kosovën, përkatësisht në 28 komuna me vrapim ditor 21 kilometra në ditë, në secilën komunë. Vrapimi i Erzen Zyberaj ka nisur me moton “Për Kosovën”.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar vrapuesin Erzen Zyberaj për këtë iniciativë të vrapimit në komunat e Kosovës, dhe ka uruar që shembulli i Erzenit të ndiqet edhe nga të rinj të tjerë për t’u marr me aktivitete sportive.

Në Drenas, kampanjës së Erzenit për vrapim në 21 kilometra, i janë bashkëngjitur edhe Arta Krasniqi, mbesa e Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, si dhe dy pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë nga Drenas, Rafet Gashi dhe Lorik Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi dhe njësitet…