Mbi 8 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

06 gusht 2021 | 15:24

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë mbi 8 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër Covidit.

Sipas MSh-së, deri më tani janë administruar mbi 478 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478 084 doza të vaksinës. Deri më sot 165 190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,…