Selmanaj: Sot u dëshmua që kryeministri është kundër agjendës amerikane për Kosovën

06 gusht 2021 | 15:52

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dështimin e rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonitpër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për ata që ende kanë dilema që qeveria e LVV-së me kryeministrin Kurti janë kundër agjendës amerikane  për Kosovën, sot u dëshmua edhe formalisht në Kuvendin e Kosovës.

 

Postimi i plotë i Selmanajt:

Për ata që ende kanë dilema që qeveria e LVV-së me kryeministrin Kurti janë kundër agjendës amerikane  për Kosovën, sot u dëshmua edhe formalisht në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka propozuar sot Kuvendit, Rezolutën me vetëm një pikë të vetme si në vijim:

  • Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Qeverinë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ëashingtonit të datës 4 shtator 2020, si dhe të përgatitë plan veprimi, i cili duhet të dërgohet për informim në Kuvend.

Kjo Rezolutë mori mbështetjen vetëm të deputetëve të opozitës, votat e të cilëve ishin të pamjaftueshme për ta marrë miratimin e saj.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme edhe nga adminstrata e re e Presidentit Biden, për domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshje, Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend vendos që të sillet dhe veproj kundër kësaj agjende strategjike të shtetit tonë.

Qasja e tillë është kundër Kosovës dhe kundër interesave strategjike për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës.

Vetëm dhe vetëm në kordinim të ngushtë me SHBA-të, Kosova e ka të garantuar perspektivën dhe zhvillimin e saj.

Rrugë tjetër nuk ka!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U18 po zhvillon një kampionat mjaft të mirë në…