![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/prokurori.png)
Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGjK
Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Driton Muharremi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit në këtë këshill.
Dorëheqja ka ndodhur pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin “Shqip.com”, ku është i përfshirë edhe ai.
Për dorëheqjen e tij ka njoftuar edhe KGjK-ja përmes një njoftimi për media.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka pranuar sot deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të KGjK-së, Driton Muharremi. Muharremi, në deklaratën drejtuar kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar, jo vetëm për publikun por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor. KGjK, do të njoftoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr”, ka njoftuar KGjK-ja.