![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/neymar.jpg)
Neymari ia ofron Messit numrin 10 te PSG-ja
06 gusht 2021
| 16:15
Edhe Neymar është duke tentuar ta bindë Lionel Messin që të transferohet te Paris Saint-Germaini.
Barcelona dhe Messi dje (e enjte) edhe zyrtarisht ndanë rrugët, shkaku i pamundësisë që argjentinasi të nënshkruaj kontratën e re.
Kjo situatë e krijuar si shkak i krizës së rëndë financiare që po kalon klubi katalunas.
“RMC Sport” raporton se Neymari i ka ofruar Messit numrin dhjetë në fanellë, numër të cilin ai e mbajti për një kohë të gjatë te Barcelona.
Megjithatë, kjo është refuzuar nga 34-vjeçari, i cili nuk do t’ia marrë numrin e fanellës Neymarit, edhe nëse do të transferohet te PSG, sipas mediumit francez.