Qytetarët e Kosovës drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë

07 gusht 2021 | 13:49

Mijëra qytetarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit.

Radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare Morinë në Kukës.

Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.

Radhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve po shkojnë në bregdet.

Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende te tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Kujtojmë se java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm tetë subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për…