Messi flet për transferimin e mundshëm te PSG-ja

08 gusht 2021 | 13:10

Lionel Messi ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e stadiumit “Camp Nou”.

Ylli argjentinas gjatë kësaj konference ka sqaruar gjithçka për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë profesionale.

Ai mes lotësh mezi dha lamtumirën e tij, teksa tha se shpreson që të kthehet një ditë.

Ylli argjentinas ka zbuluar edhe të ardhmen e tij, duke deklaruar se PSG-ja është opsioni.

Messi ka potencuar se palët janë në bisedime, ndonëse nuk ka asgjë konkrete.

“Paris Saint-Germain është një mundësi, po. Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, kam marrë shumë telefonata pas deklaratës së Barcelonës. Ne po flasim për të”, ka thënë Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka mbajtur sot konferencën lamtumirës nga Barcelona në…