Greqia në luftë me zjarret

08 gusht 2021 | 13:16

Qindra zjarrfikës grekë luftuan sot me zjarret në ishullin Evia.

Zjarret kanë djegur zona të gjera me pyje, kanë shkatërruar shtëpitë si dhe kanë detyruar turistët dhe vendasit të largohen.

Ka dy javë që Greqia dhe Turqia po luftojnë me zjarret shkatërruese, pasi rajoni po përballet me valën e tij më të keqe të të nxehtit në disa dekada.

Zyrtarët dhe ekspertët kanë thënë se kjo situatë është pasojë e ndryshimit të klimës.

Deri më tani, nga zjarret kanë vdekur dy persona në Greqi dhe tetë në Turqinë fqinje, si dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital.

Derisa në Turqi reshjet e shiut e qetësuan pak situatën, në Greqi temperaturat po vazhdojnë të jenë të larta.

Ishulli Evia, i cili shtrihet në lindje të kryeqytetit, po e pëson më së keqi me mijëra hektarë të kthyera në hi dhe shkatërrime të shtëpive. Mijëra njerëz janë evakuuar.

Zjarrëfikësve grekë po u dalin në ndihmë edhe zjarrëfikësit nga vendet tjera përfshirë Ukrainën dhe Rumaninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka mbajtur një konferencë për media në ambientet…