Kurti: Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj

08 gusht 2021 | 15:03

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije Ramë Lahaj & Friends me koncertin tyre mbrëmë nw Prishtinw ka dhuruar emocione rrënqethëse.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj.

Sipas kryeministrit, interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike.

Postimi i plotë i kryeministrit:

“Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, njësoj siç e fillon Albert Kamy romanin e tij të famshëm “I huaji”.

Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, Ramë Lahaj & Friends na mblodhën për të na dhuruar emocione rrënqethëse. 13 vepra, 7 performues, një orkestër e tërë.

Filloi me “Bareshën” e Rexho Mulliqit, pastaj “Granada”, “Nemico della patria?!”, “Tacea La Notte Placida… Di Tale Amor”, “La forza del destino”, “Dio, che nell’alma infondere”, “Për ty Atdhe”, “Për mu paska ken kismet”, “E lucevan le stelle”, “Time to say goodbye”, “Non ti scordar di me”, “O moj e bukura Arbëri” dhe “O vendi im”.

Vlera të larta muzikore dëgjuam mbrëmë. Përveç Ramës sonë ishin edhe Simone Piazzola, Lana Kos, Xhelal Bakraqi, Isaneli e Arditi dhe Adhurim Grezda.

Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj. Interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar në 23-vjetorin e…