Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

08 gusht 2021 | 20:29

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, moti i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe javën e ardhshme.

“Nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin. Javën që e lamë pas, reshje kishte në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime që të kemi reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit që ishin nga perëndimi i vendit i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i ç’vendosur vranësirat rrëzë maleve dhe reshjet e shiut në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, duke i përfshirë gjitha fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli”.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius”, ka njoftuar IHK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen.…